E Shtunë, 31 Tetor 2026

Importi i mbeturinave Rinia Aktive Vendimi i papergjegjshem

TIRANE- Pas vendimit me te fundit te qeverise shqiptare per importimin e plehrave ne Shqiperi kane reaguar organizatat jo fitimprurese ne Shqiperi. Forumi Rinia Aktive ka kundershtuar vendimin e qeverise ndersa e ka quajtur ate anti-shqiptar dhe te papergjegjshem.
Kreu i Formumit Rinia Aktive Dritan Broka i kerkoi qeverise te shfuqizoje vendimin per importin e plehrave ne Shqiperi ndersa i beri thirrje qytetareve te reagojne duke mos lejuar zbatimin e ketij vendimi.

Ftoj cdo te ri dhe cdo qytetar qe ti bejme nje rizgjim ndergjegjes se tyre shoqerore dhe te mos lejojme kete shkelje dhe kee cenim te rende qe mund te ndodhe. Ju bejme thirrje te shfuqizoni vendimin tuaj te fshehte per interesa te tjera dhe jo kombetare theksoi Broka.

Ne vitin 2004 qeveria socialiste e drejtuar nga Fatos Nano miratoi nje marreveshje me nje kompani italiane per vendosjen e nje impianti plehrash ne Tirane dhe u lejuar importimi i tyre nga Italia ne Shqiperi.
Marreveshja parashikonte importimin e se paku 4500 ton plehrash nga Roma ne Sharre.
Por kjo marreveshje shkaktoi mjaft reagime si nga opozita ashtu dhe nga organizatat ne vend madje lideri i opozites ne ate kohe Sali Berisha e cilesoi vendimin e qeverise Nano si anti- shqiptar.

e.n/news24/BalkanWeb Lidhje te tjera Riciklimi i mbeturinave kundershtojme ambientalistet VIDEO Importimi i plehrave forumi Rinia Aktive Ky vendim antishqiptar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›