Imunitetet Keshilli i Legjislacionit mblidhet te shtunen

Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet sërish të shtunën, për të shqyrtuar në lidhje me çështjen e heqjes së imunitetit. Në mbledhjen e nesërme do të jenë të pranishëm edhe grupet e interesit, të cilët do të japin mendimin e tyre në lidhje me nismën për heqjen e imunitetit nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës.
Këshilli nisi punimet te premten për të shqyrtuar nismën e maxhorancës për heqjen e imunitetit. Partia Socialiste ka dorëzuar tashmë në Kryesinë e Kuvendit draftin e saj për heqjen e imunitetit ndërsa mazhoranca heqjen e imunitetit pritet ta realizojë nëpërmjet ndryshimeve në Kushtetutë.
Kryeparlamentarja Topalli ftoi opozitën të tregojë vullnetin politik dhe të miratojë heqjen e imunitetit. “Çështja e imunitetit është ndër kriteret për integrimin, është muri kundër korrupsioni, është çështje e standarteve dhe na bën që të jemi më transparent. Është një çështje e shtetit ligjor dhe sot ka ardhur momenti që të tregojmë vullnetin politik, pa kushtëzime dhe të ecin përpara” theksoi Topalli.
Nga ana e tij, deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj theksoi se heqjes së imunitetit duhet t`i kushtohet një vëmendje e veçantë për të garantuar një proces sa më transparent. Xhafaj tha se ndryshimet duhet të vijnë duke mbajtur në konsideratë realitetin tonë, shkallën e demokracisë, kulturën politike etj, duke shtuar se, ndryshimet duhet të japin efektet e kërkuara, të zgjidhë një problem, dhe jo të hapë një tjetër.”
Deputeti socialist Pandeli Majko shprehu gjithashtu gatishmërinë e opozitës për të votuar pro heqjes së imunitetit, por duke shtuar edhe disa, siç i quajti ai, detaje të vogla, siç janë disa funksionalitete të disa neneve të sistemit të drejtësisë.
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi ka deklaruar se nisma e opozitës për heqjen e imunitetit nuk është kufizim por shqetësim real i shoqërisë shqiptare. Duke folur në këtë mbledhje Ruçi theksoi se nuk mund të bëhen arnime në Kushtetutë.