E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imunitetet debatet PD-PS

Çështja e Imuniteteve dhe ndryshimet në Kushtetutë mbledhin në seancën e parë Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve. Të dy palët janë në një mendje për kufizimin e imuniteteve, por ndahen në disa nga procedurat për realizimin e tij.

Socialistet shpjeguan draftin alternative te tyre te depozituar se fundmi ne kuvend, ndersa mazhoranca kembengul ne miratimin e ligjit brenda 6 gushtit.

Fatmir Xhafaj: Kultura e pandëshkueshmërisë ndaj korrupsionit përbën një shqetësim serioz për qytetarët, për partnerët ndërkombëtarë, ndaj nuk mendojmë se ka qenë dhe është imuniteti shkaku i vetëm përse nuk luftohet korrupsioni. Ne kemi bindjen e fortë se mbi të gjitha ka një rrugë përcaktuese për të luftuar realisht korrupsionin dhe për të vendosur barazinë e vërtetë përpara ligjit. T'i japim pavarësinë reale dhe përgjegjshmërinë funksionale të munguar sistemit të drejtësisë, gjyqësorit dhe prokurorisë. Këtu fillon beteja e vërtetë për korrupsionin. Pa këtë çdo hap tjetër, përfshi edhe heqjen e imunitetit, pjesërisht apo edhe tërësisht, mendojmë se mbeten masa gjysmake që mund të kthehen edhe në të kundërtën e vet.

Jozefina Topalli: Nuk kemi arsye t'i themi shqiptarëve që nuk duam të jemi të barabartë me ta. Po une dhe ju besoj se duam të jemi të barabartë përpara ligjit si çdo qytetar shqiptar. Unë nuk kam frikë të më përgjosh, të më hetosh për çështjen e korrupsionit. Eshtë një mur që ia heqim vetes, i tregojmë se kemi moral dhe standard.

Pandeli Majko: Fryma e ndryshimeve tona ka të bëjë pikërisht me këtë, të heqim imunitetin dhe të diskutojmë disa nene që kanë të bëjnë me funksionalitetin e sistemit të drejtësisë. Nuk mund të dënojë një gjykatës që e ke emëruar ti, s'mund të të hetojë një prokuror që e ke hetuar ti, prandaj duam që këto detaje, ku fle 'djalli i mosgoditjes së korrupsionit' dhe jo i frikës së opozitës, ne të gjykojmë së bashku me qetësi atëherë ne po shtojmë edhe dy detaje të tjera, të cilat të mos garantojnë paprekshmërinë. Unë mund të mos kem imunitet, por jam i paprekshëm për arsye të tjera, se prokurorin e kam emëruar unë dhe gjykatësin e kam emëruar unë.

Jozefina Topalli: Kjo është çështje vullneti. Keni rastin për të treguar para shqiptarëve vullnetin politik për të qenë të barabartë dhe se doni të luftoni korrupsionin. Ka 'klub miliarderësh'. Unë e di që në parlament janë disa që hyjnë për të marrë imunitetin, që ata të mos sulmohen kurrë dhe të vazhdojnë të bëjnë para në mënyrë të paligjshme.

 
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›