E Hënë, 2 Nëntor 2026

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: Vlerësoj integritetin e prokurorëve! Rama të heqë dorë nga..

Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp, kreu i grupit Parlamemtar të PD, Gazment Bardhi tha se është hera e parë që shtyrja e mbledhjes është bërë pa caktuar një datë tjetër.

“Po tentohet të zvarritet ngjarja. Këshilli i Mandateve është mbledhur gjithmonë brenda 48 orë, i ka dhënë kohë personit 48 orë dhe brenda 72 orësh ka miratuar kërkesën në seancë plenare. Ky është rasti i parë ku mbyllet mbledhja pa caktuar mbledhje tjetër.

Dje morëm dosjen e plotë të sjellë nga Prokuroria. Për 5 herë gjatë mbledhjes u tentua të intimidohen prokurorët që të pohonin në seancë që deputetët nuk mund të merrnin materiale, dua të vlerësoj integritetin e prokurorëve.

Gazment Bardhi: Kërkesa e SPAK mbështetet nga një numër i konsiderueshëm provash, rreth 80 prova në mijëra faqe. Kërkesa është e mbështetur ligjërisht dhe s’ka vend për akuzë politikë.

Kemi marrë dosjen e plotë të sjellë nga SPAK pasdite. Pasi përfaqësuesit e maxhorancës kërkuan të intimidonin prokurorët që deputetët e opozitës nuk duhet ti merrnin provat, por vetëm Belinda Ballukut.

Deputetët kanë të drejtë të njihen me dosjen e plotë të Prokurorisë.

I bëj thirrje Ramës, të heqë dorë nga pengimi që po tenton ti bëjë drejtësisë, tentativa për ta marrë peng, avokatia ndaj të korruptuarës Belinda Balluku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›