E Diel, 1 Nëntor 2026

Imuniteti i Beqajt raporti ne Kuvend. Pritet votimi per ne Kushtetuese

Pas dy ore debatesh Keshilli i Rregullores vendosi ti dergoje te enjten per votim kuvendit raportin per mandatin e Ilir Beqes. Votat do te percaktojne nese dokumenti i cili do te perbaje dy qendrimet politike do ti kaloje kushtetueses per shqyrtim ose jo.

Do te jete kjo gjykate qe do te kete dhe fjalen e fundit nese Beqja do te duhet te dorezoje ose jo mandatin.
Gjate mbledhjes me dyer te mbyllura palet jane konfrontuar nepermjet dokumentash por pa levizur nga qendrimet e tyre. Vete Beqja nuk sheh asnje shkelje ligjore ne veprimet e tij.

Veprimi im eshte nje veprim i drejte ne perputhje me ligjet dhe kushtetuten. Fillimi do te jete ne seance qe te enjten e ardhshme. E kam thene qe diten e pare te prononcimit tim se pres gjykaten kushtetuese tha Beqja.

Per aq kohe sa nuk ka bere betimin nuk ka filluar te ushtroje funksionin e ligjvenesit nuk jemi ne kushtet e konfliktit te interesit. Ne do te paraqesim pikepamjen tone ata te tyren. Do te jete nje opinion i keshillit me te dyja qendrimet tha deputeti socialit Damian Gjiknuri.

Jemi perpara nje shkeljeje te hapur dhe evidente te Kushtetutes. Kushtetuta nuk le as edhe nje ekuivok per rastin e shkeljes se saj dhe e vetmja aletrantive eshte heqja e mandatit te zotit Beqja tha deputeti demokrat Eduart Halimi.
Ne adrese te deputetit socialist te Shkodres demokratet kane ngritur akuzen per shperdorim detyre duke perfituar fonde publike nga Bashkia e Durresit ne kohen kur ishte deputet.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›