E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti i dy deputetëve, Kuvendi do të mblidhet të mërkurën

Konferenca e Kryetarëve e mbledhur sot me dyer të mbyllura për të diskutuar mbi procedimin për heqjen e imuniteteve dhe propozimet më të fundit të mazhorancës lidhur më heqjen e imunitetit dhe ndryshimet në rregullore vendosi mbledhjen e Kuvendit me këtë rendi dite në një seancë plenare ditën e mërkurë në orën 10.00.

Ky vendim është marrë pak minuta më parë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, në Konferencën e Kryetarëve morën pjesë edhe përfaqësuesit e opozitës.

Kane qene përfaqësuesit e opozitës në Konferencën e Kryetarëve, Kryetari i grupit socialist, Gramoz Ruçi dhe deputeti Namik Dokle te cilet nuk dhanë konsensusin, as për mbledhjen e Kuvendit ditën e mërkurë dhe as për rendin e ditës së kësaj seance, për heqjen e imuniteteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›