E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama Falsifikimi i euros nje rrezik i madh

Tirane 19 tetor NOA - Falsifikatoret e euros jane kriminele te rrezikshem njesoj si ata qe kryejne vepra te renda penale.

Ne kete ide ka konsistuar fjalimi i mbajtur sot nga prokurorja e Pergjithshme Ina Rama ne konferencen e mbajtur per mbrojtjen e euros duke theksuar se evidentimi dhe ndjekja penale e personave te cilet falsifikojne monedhen euro duhet te jete nje prioritet i organit te akuzes.

Sipas kryetares se organit te akuzes vendi yne i ka te gjitha bazat ligjore per ta luftuar kete fenomen por per ta arritur kete duhet qe te japin kontributin e tyre qe te gjithe.

Ne kete kuader ajo shtoi se paraqitet nevoja e nje bashkepunimi sa me te mire me te gjitha institucionet.

Vendi yne eshte i perfshire ne perdorimin e euros dhe per kete rezultojne edhe premisat per te falsifikuar ate theksoi ne fund Ina Rama lidhur me nje fakt te tille.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/32632-ina-rama-falsifikimi-i-euros-nje-rrezik-i-madhtitleIna Rama Falsifikimi i euros nje rrezik i madhtheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›