E Diel, 1 Nëntor 2026

Ina Rama Nuk i trembem presioneve te Berishes

Te tjera rreth shkrimit Prokuroria apelon masat e sigurise PD Ke punuar 1 vit me Edi Ramen Ina Rama e ftuar ne emisionin Opinion te Blendi Fevziut dha nje interviste te detajuar mbi ngjarjet e fundit ne vend dhe me hollesisht mbi hetimin nga Prokuroria e Pergjithshme per vrasjet e 21 janarit.

Si ndodhi rrjedhja e informacionit sidomos ajo e dokumentit te FBI

Rrjedhja e informacionit ndodh edhe ne vendet me te zhvilluara dhe me demokratik. Por eshte faji i gazetareve qe nuk mund te behet dicka ndaj ketyre sulmeve mbi institucionet duke mos bere publike burimet e tyre.

Perse nuk filluat hetimin per organizatoret

Kam degjuar shume debate dhe do shpjegoj si funksion hetimi ne Shqiperi. Prokuroria fillon hetimin dhe ja kalon Policise se Shtetit. Bashke me Ministrin Nishani vendosem qe ne te gjitha rastet per te ndare kompetencat. Nese ceshtja referohet nga Policia e Shtetit atehere policia ka atributet te kryej te gjithe veprimtarine hetimore dhe me pas i kalohet Prokurorise.

Per sa i perket 21 janarit per shkak te natyres se ceshtjes i gjithe hetimi iu ngarkua Policise se Shtetit.

Policia e Shtetit mund ti therriste deputetet

Kerkuam heqjen e imunitetit per kete arsye. Policia e shteti pati te gjithe kohen ne dispozicion dhe pushtetin per te vendosur ke do te hetonte dhe pyeste. Jane bere takime periodike cdo te hene ne oren 10.00. NEuml korikk policia e shtetit sygjerojn perfundimin e hetimeve duke thene qe nuk arri dot te identifikoje organizatoret. Ne i kerkuam Policise se Shtetit te vazhdonte hetimet. Nuk patem nje konkluzion nga Policia e Shtetit si perfundim.

Vendosem qe ti hiqnim imunitetin ketyre tre deputeteve sepse ishin ata qe dyshoheshin minimalisht per organizimin e protestes.

Perse u kerkua ndalimi i gjithe zinxhirit te komanduesve te Gardes

Ata qe ndaluam nuk ishte i gjithe zinxhiri i komanduesve te Gardes. Jemi ne 21 janar dhe konstatojme disa ngjarje qe kane nje produkt kriminal. Konstatojme qe kemi shume te plagosur dhe 3 viktima shume punonjes policie te demtuar plus aktet vandale ne bulevard. Pame pamjet filmike dhe pam qe plumbat vinin nga brenda territorit. Kontrolluam pjesen e jashtme te territorit dhe nuk gjetem asnje prove se protestuesit ishin te armatosur. Konstatuam dhe nje refuzim te Gardes per te bashkepunuar ne ate kohe dhe pame qe kishte nje tendence per te manipuluar nga Garda hetimin. Arsyetimi ishte i till Kush drejtonte ate dite nga pjesetaret e Gardes Pame qe keta individe kishin vendosur te menaxhonin te gjithe situaten ne Kryeminstri. Duke pare qe procesi po manipulohej kerkuam ndalimin te 6 komandanteve te Gardes per te mos i lene kohe per te ndertuar nje skenar. Deshiruam te merrnim nje version sa me afer te vertetes.

Perse nuk ndoqet proceduren e arrestimeve te fundit

Kjo ndodhi pas nje viti atehere mund te vendosnim vetem urdhrin e ndalimit.

A kishte te drejte kjo mazhorance te ishte skeptike ndaj jush qe nga momenti qe nje bisede me Burgaj dhe ju u referua ne shtyp direkt nga zoti Edi Rama

Ne deklarate zoti Rama nuk i referohet bisedes time. Urdhrat e ndalimit u dorezuan ne drejtori te policise ne 6 te mengjesit. Ne oren 7 te mengjesit drejtori i kabinetet te zotit Burgaj ka thene se nuk mund te behen ndalimet sepse ka nje lapsus per fakt se ne brendesi te dokumentit kishte emer te perseritur dhe jo te gjithe emrat. Ka qene nje ceshtje qe eshte diskutuar gjate ne prokurori per shkak te moszbatimi te urdhrit te nje prokurori nga policia. Gjithcka u be per shkak te ketij lapsusi.

U kostatua nga FBI fshirja e serverit apo nga ju

U kostatua nga ne por ne e derguam te FBI me shpresen se mund te rikuperoheshin pamjet.

Keni kerkuar vrasje me dashje jeni e bindur

Deri sa kemi ngritur kete veper jemi te bindur per kete. Kjo sepse eshte qellua ne turme dhe jo drejt nje individi te caktuar. Sipas ligjit duhet te identifikohet agresori para se te qellohet.

Plumbat kane qene rikoshet

Eumlshte ngritur nje pretendim i tille per vrasjen e Vizer Veizit dhe jo per viktimat e tjera. Per predhen ne trupin e Veizit ja shtruam laboratorit te FBI dhe u perjashtua kategorikisht prej FBI se mund te kete qene rikoshet.

Kryeministri ka thene se ju duhet te hetoheni vete. Cfare mendoni

Ky eshte nje presion. Por nuk tremben nga keto presione.

Perse nuk e hetoni zotin Rama

Rama do te hetohet nese kerkohet nga hetuesit dhe jo nese e kerkon vete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›