Iñaki Williams: Presioni mediatik i ushtruar nga Barcelona vetëm ka dëmtuar Nico-n!

Athletic Bilabao prezantoi sot kapitenin e ri të ekipit, por konferenca për shtyp shumë shpejt ndryshoi temë pasi të gjithë u fokusuan në rinovimin e bujshëm të Nico Williams me klubin bask.
“Të gjithë e dimë se si funksionon futbolli. Barcelona mendonte se duke bërë një fushatë mediatike do t’i ndihmonte që të firmosnin me Nico-n. Ata donin që të ushtronin presion mbi tifozët”, tha Iñaki Williams, i cili mori shiritin e kapitenit të klubit bask. “Diferenca mes Barcelonës dhe Bilbaos është e qartë. Ne kur kërkojmë një futbollist nuk bëjmë asgjë publike.
“Ato ditë janë thënë shumë gënjeshtra, mendoni se im vëllai kur vendosi që të qëndronte këtu duke firmosur një akord që skadon në 2035 mori këtë vendim brenda natës. Ai kishte kohë që e mendonte”, tha Iñaki Williams.