E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inaugurimi i sherbimive mTax dhe ePagesa i pranishem Kryeministri

Kryeministri Berisha mori pjese sot në inaugurimin e shërbimeve mTax dhe ePagesa, në Drejtorinë e  Përgjithshme të Tatimeve. Nw vlerësimin e kreut tw ekzekutivit shërbimi mTax dhe Pagesa i vjen në ndihmë bizneseve për lidhjet e saj me tatimet. “Penetrimi i internetit është rritur 14-15 herë. Mobile Albania synon t'u japë bizneseve çdo shërbim të administratës. Mobile Albania shkurton kohën e bizneseve kur paguajnë taksat. Ky shërbim të instalohet edhe për doganat
Ja çfarë përfshijnë këto dy shërbime Tax dhe ePagesa jane dy shërbimet më inovative të administratës shqiptare dhe asaj tatimore në veçanti. Shërbimi i parë mTax, taksat nga celulari është aplikacioni i parë qeveritar për platformat celulare Apple (iPhone, iPad) dhe Android. Ndërtimi i këtij aplikacioni është një investim prej 13 Milion Lekë i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe i mundëson çdo tatimpaguesi të kontrollojë të gjithë situatën e tij tatimore nga telefoni celular dhe do të ndihmojë tatimpaguesit të deklarojnë dhe paguajnë në kohë detyrimet tatimore pa qenë e nevojshme të paraqiten në sportelet e shërbimit të administratës. Në këtë mënyrë, reduktohen ndjeshëm kostot administrative të biznesit dhe krijohet sporteli i shërbimit Tatimor në dorën e tatimpaguesit. Shërbimi i dytë është pagesa elektronike (e-Payment), një investim prej 10 milion lekë i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Është zhvilluar sistemi i pagesës elektronike i cili lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me bankat e nivelit të dytë, për të realizuar pagesat nga biznesi për llogari të administratës tatimore. Të gjithë tatimpaguesit të cilët deklarojnë mund të bëjnë pagesën e detyrimeve tatimore në Internet nëpërmjet formës elektronike në sistemin e Tatimeve pa qenë nevoja të paraqiten në sportelet e bankës. Ky shërbim shkurton kohën që i duhet një biznesi të deklarojë dhe paguajë detyrimet tatimore, duke ulur kostot administrative të biznesit, rritur transparencën dhe cilësinë e shërbimeve të administratës tatimore ndaj bizneseve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›