Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, reagon Berisha: Ofendim që kreu i KMSH nuk do të jetë në ceremoni!

Kryetari i Partisë Demokratike në opozitës, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, ku i pranishëm ishte edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.
“Xhamia është dhuratë e besmitarëve muslimanë turq për besimtarët muslimanë të Tiranës ndaj dhe gjej rastin t’ju shpreh atyre mirënjohejen më të thellë për bujarinë e tyre” shkruan zoti Berisha në një status në rrjetet sociale. Por sipas tij “…kjo bujari e besimtarve muslimanë të Turqisë u perdor nga Edi Rama për qëllime politike, por dhe më keq për të ngjallur farën e përçarjes së muslimaneve shqiptarë siç bëri së fundmi me shtetin e pavarur islamik Bektashi. Nën këtë moto të përçarjes sot në shkelje e statutit 100 vjeçar të KMSH nuk do jetë në inagurim Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar dhe ky është një ofendim për të gjithë besimtarët musliman të Shqiperisë qe ai në mënyrë legjitime përfaqëson” shkruan zoti Berisha .
“Partia Demokratike nuk pajtohet me këto ndërhyrje antikushtetuese të papranueshme politike nga brenda apo nga jashtë në çështjet e besimeve fetare. Ajo konsideron tolerancën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërfetar si një vlerë hyjnore të shqiptarëve dhe garanton besimtarët mysliman dhe të krishterë shqiptarë, se kjo parti në respekt të plotë të lirisë se besimit të qytetarëve shqiptarë do ruaj të paprekur parimin Kushtetues të ndarjes së shtetit nga besimet fetare në Shqipëri” shkruan zoti Berisha në reagimin e tij.
Sipas tij “Ndërtimi i kësaj Xhamie nisi me datë 20 prill 2013 pasi qeveria e PD i riktheu tokën e konfiskuar nga rregjimi komunist i komunitetit musliman të cilën e pengoi për 11 vite Edi Rama si Kryetar Bashkie”.
/ rtsh.al /