Inaugurohet Laboratori i ri Toksikologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore

TIRANË, 6 shtator /ATSH/ Sot është inauguruar Laboratori i ri Toksikologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Në inaugurim mori pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili u shpreh se ky laborator është i pajisur me teknologjinë më moderne që e vendos këtë institucion në nivel shkencor bashkëkohor, sipas standardeve të BE-së.
“Ky investim vjen pas ristrukturimit të godinës së IML-së, duke e transformuar atë në një shërbim modern dhe efikas, në funksion të drejtësisë”, theksoi Manja.
/gj.m/j.p/