E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Inaugurohet sheshi që do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis në Dervician, Rama: Dëshmi e lidhjes e miqësisë mes dy popujve

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në Dervician ku mori pjesë në inaugurimin e bustit të ish-kryeministrit të Greqisë, Konstantinos Mitsotakis.

Ai e nisi fjalën me një përshëndetje në greqisht, duke nënvizuar se busti do të qëndrojë si një shembëlltyrë e të vërtetës historike dhe  lidhjes së forte mes dy popujve.

Ndërsa vuri në dukje kontributin dhe rëndësinë e figurës së Konstantinos Mitsotakis, që ishte edhe i pari kryeministër i Greqisë që vizitoi Dropullin, Rama tha se vendosja e bustit në sheshin që mban emrin e tij  nuk mund të vinte në një kohë më të mirë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

 

 Rikthimi i këtij në këtë shesh me ane të ketij busti , mendoj se është një rikthimi duhur ne kohen e duhur i një njeriu të duhur  për të të treguar lidhjen me minoritetin grek.

Rama nuk e fshehu dëshirën që në këtë ceremony të ishte I pranishëm edhe homologu i tij, Kyriakos mitsotakis.

EDI RAMA

KRYEMINISTER

 

‘Kjo prani e tij e ketij busti, këtu ushqen lidhjen mes nesh, do kisha dashur të ishte Kiriakos , meqe ai është djali i tij,  por ai ka premtuar se do vije. Ua ka premtuar juve’

Rama e mbylli fjalen duke përshëndetur edhe njëherë në greqisht të pranishmit e më pas ceremonia është shoqëruar edhe me një koncert

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›