E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Inceneratorët/ Jorida Tabaku paraqitet në SPAK

Deputetja demokrate Jorida Tabaku është paraqitur këtë të premte (4 nëntor) në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Tabaku ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme asaj të cilës i referohet si “afera e inceneratorëve”, ndërsa kujtojmë se pas rrëzimit të raportit të opozitës në Parlament, deputetja njoftoi depozitimin në SPAk të një kallëzimi për 50 persona, të cilët i akuzonte si grup i strukturuar kriminal. Sipas informacioneve Tabaku do të japë informacione dhe do të rikonfirmojë gjetjet e Komisionit për Inceneratorët.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›