E Enjte, 5 Nëntor 2026

Inceneratori i Tiranës, pas Agaçit paraqitet në SPAK kryebashkiakja e Durrësit

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako është thirrur ditën e sotme në SPAK.

Më herët në Prokurorinë e Posacme ishte edhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

Ajo është parë e vetme teksa futet në dyert e SPAK, duke mos dhënë asnjë prononcim për mediat, mbi motivet e thirrjes së saj përpara prokurorëve të posaçëm.

Paraprakisht mendohet se Sako është në SPAK për kontratat me Inceneratorin e Tiranës, lidhur me mbetjet nga Durrësi, megjithatë ky detaj nuk është konfirmuar ende nga burime zyrtare.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›