Incident në Këshillin Bashkiak Vlorë/ Një banor hyn me forcë në mbledhje, shoqërohet në polici

Mbledhja në Këshillin Bashkiak në Vlorë është shoqëruar me një incident.
Një banorë ka hyrë me forcë në ambientet ku po zhvillohej mbledhja. Ai ka thënë se i është prishur banesa në rrugën që lidh Portin me Transballkanike.
Pas ndërhyrjes së autoriteteve, ai është shoqëruar në polici.
/abcnews.al/