E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident ne Mitrovice digjet makina e nje serbi


Një automjet privat me targa “KS” është djegur rreth orës dy të mëngjesit të së premtes, në rrugën “Kolashini” në afërsi të “3 rrokaqiejve” në Veri të Mitrovicës.

Policia e Kosovës beson se vetura e tipit Golf 2 është djegur si rezultat i zjarrëvënies së qëllimshme me një substancë ndezëse, ndërsa pronar i saj është një serb 34 vjeçar. Njësitë policore të cilat kanë reaguar në vend ngjarje kanë konstatuar se persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin automjetit me ndihmë të substancës ndezëse, që besohet të jetë një përzierje molotovi, me benzinë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Besim Hoti, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, dhe vetura konsiderohet e djegur tërësisht, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar në njerëz. Deri më tani autorët e këtij rasti nuk janë identifikuar, por sipas policisë, në bazë të hetimeve të para lidhur me rastin, besohet se një larje hesapesh për çështje biznesi, mund të jetë motiv i mundshëm i këtij akti kriminal.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova LDK e VV: Thaci, dështim në veri
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë kritikuar të premten kryeministrin Hashim Thaçi për dështim në veri të vendit.
Kosovë, opozita kundërshton bisedimet politike
Opozita në Kosovë, që vazhdimisht ka kundërshtuar bisedimet teknike Kosovë – Serbi, është kategorikisht kundër idesë për hapjen e një kapitulli të ri, atë të bisedimeve politike. VV rrëzon tjetër maune serbe
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon aksionet kundër hyrjes së mauneve me mallra nga Serbia në Kosovë. Arrestimet, për një milion euro abuzim
Dalin në sipërfaqe detajet e kontratës për blerjen e armëve për policinë e Kosovës, mbi të cilën po heton policia europiane e “Eulex”-it. Burime të afërta me zhvillimet bëjnë të ditur se vlera e kontratës për të cilën dyshohen se janë bërë keqpërdorime është rreth 1 milionë euro. Opozita, kritika Thacit për veriun
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe lëvizjes Vetëvendosje, në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës, kanë kritikuar qeverinë se ka dështuar në vënien e rendit dhe ligjit në veri të vendit.

Lajmet kryesore

Ndërron jetë ish-presidenti Ramiz Alia
Shuhet në moshën 86-vjeçare ish-udhëheqësi komunist
Tre gra marrin Nobelin e Paqes
“NATO, integrimi kërkon dhjetë vjet”
Një kombëtare “e arnuar” në Francë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›