E Diel, 1 Nëntor 2026

Incident në Superligë,kryebashkiakui Kavajës presion ekipit të Tiranës

KAVAJE- Shënohet incidenti i radhës futbollin shqiptar.  Këtë herë në stadiumin e Kavajës gjatë ndeshjes për Superligën mes ekipit të Tiranës- Besës. Sipas të dhënave paraprake, kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, njëkohësisht edhe aksioner i klubit Besa ka ushtruar presion mbi lojtarët e klubit Tirana.

Reagimi i kryebashkiakut ka ardhur pas provokimit te trajnerit të Tiranës Nevil Dede.

Ky i fundit pas perfundimit te pjeses se pare eshte kthyer nga tribuna ku ndodheshin perfaqesuesit socialist mes te cileve edhe Elvis Roshi. Pas këtij episodi, lojtarët e Tiranës kanë thënë se kryebashkiaku kavajas ka zbritur në dhomat e zhveshjes dhe ka pasur edhe përplasje fizike mes kryebashikakut dhe trajnerit të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, gjate pushimit pas pjesës së parë të ndeshjes.  Po ashtu, një ditë më parë pas përfundimit të ndeshjes Gramsh –Mamurras, kreu i bashkisë së Gramshit, Dritan Bici, ka hyrë me gjithë automjetin e tij në fushën e futbollit duke shqyer rrjetat. Mësohet se policia ka ndërhyrë menjëherë duke e shoqëruar atë në komisariat.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›