Incident ne tubimin e AK-se ne Elbasan

Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu u qëllua me vezë gjatë tubimit të paralajmëruar të kësaj force politike në qytetin e Elbasanit.
Incidenti është regjistruar mesditën e së dielës. Personi që ka qëlluar me vezë ndaj Spahiut është shoqëruar për në komisariatin e Policisë së Elbasanit.
Por Aleanca Kuqezi akuzoi policinë, e cila sipas saj, megjithëse ishte e pranishme në tubim, nuk ndërhyri për të parandaluar incidentin. Uniformat blu nga ana e tyre u përgjigjen se tubimi i AK-së nuk kishte marrë lejen prej tyre.
Policia e Elbasanit shton se Zgjedhjet 2013Stanishev, apel PS e LSI: BashkohuniZhvillimet politike në vend Konventa e PD-së për punësimin kërkesa për dhënien e lejes mbërriti në zyrat e saj vetëm ditën e shtunë dhe se ishte e pamundur dhënia e lejes pasi në qytet kishte aktivitete paralele.
AK reagoi duke thënë se nuk kishte asnjë aktivitet paralel në Elbasan dhe se leja për zhvillimin e tubimit ishte dorëzuar në policie dy javë më parë.
Aktiviteti i AK-së zhvillohej në kuadër të manifestimeve të kësaj force politike ku kërkon mbështetjen e qytetarëve për tubimin e madh të parashikuar më 7 prill për largimin e kryeministri Berisha, që AK thotë se duhet të ikë para zgjedhjeve në mënyrë që ato të jenë të lira e të ndershme.