E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidente në kremten e Vitit të Ri në veri

Në veri të Kosovës disa persona janë lënduar gjatë rrahjeve në kremten e Vitit të Ri e është arrestuar një person për armëmbajtje pa leje në Zveçan.

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës Ergin Mediq i ka deklaruar Tanjugut se në rrahjen masive në pjesën verore të Mitrovicës sot herët në mëngjes janë lënduar tetë persona të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore janë lëshuar në shtëpi.

Siç raporton Koha në rrahje kanë qenë të përfshirë të paktën 12 persona dhe ata të gjithë kanë qenë nën ndikim të alkoolit, ka thënë Mediq.

Rrahje ka pasur edhe në Leposaviq./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›