E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidente pa pasoja ne udhetime ajrore

Nje avion australian Airbus A 330 me 230 pasagjere, ne bord beri ulje te detyruar ne Guam, pasi pilotet pane flake brenda kabines. Kompania ajrore JetStar tha se te gjithe pasagjeret, kryesisht japoneze jane shendoshe e mire dhe asnjeri prej tyre nuk pesoi me te voglin demtim.

Avioni po fluturonte prej kater oresh drejt Gold Coast te Quinsland, kur u pane flaket ne kabine. Jetstar eshte pjeserisht prone e kompanise austrialiane, Qantas. Edhe nje avion rus, Airbus A320 beri nje ulje te detyruar, pas demtimit te njerit prej xhamat mbrojtes.

Avioni i Aeroflot, po fluturonte nga Irkutsk ne Moske, dhe nderroi drejtim ne qytetin Novosibirsk, ne Siberi.

Asnje prej pasagjereve nuk pesoi demtime.

Javen e kaluar, nje avion Airbus A330, i kompanise ajrore AirFrance,  u rrezua ndersa udhetonte nga Rio De Zhaneiro per ne Paris duke sjelle per pasoje vdekjen e te gjithe 228 pasagjereve ne bord.
 



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›