E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidentet e fushates, Topi: Ndiqni shembullin e Baba Reshat Bardhit

TIRANË- Presidenti i vendit Bamir Topi  ka apeluar për reflektim për mënyrën e sjelljes në politike dhe shoqëri dhe shembull i denjë që duhet ndjekur për këtë ka sjellë Baba Reshat Bardhin. Pas homazheve të bëra sot në nder të baba Redhat Bardhit, Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, në Pallatin e Kongreseve, Topi është pyetur nga mediat për incidentet e fundit të fushatës për zgjedjet vendore.

Unë nuk dëshiroj të ngatërroj këtë ditë me fushatën. Edhe për fushatën, edhe për mënyrën e sjelljes në politikë e shoqëri, referojuni figurës së Baba Dede Reshat Bardhit dhe secili do të gjejë momente për refleksion- ka thënë Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›