E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti, Franca proteston ndaj Izraelit

Franca ka thirrur sot ambasadorin e Izraelit ne Paris per t’i kerkuar sqarime pas incidentit te dites se djeshme ne piken e kalimit te Erezit, mes Izraelit dhe Gazes.

Konsulli i pergjithshem i Frances ne Jeruzalem, Alain Remy u bllokua dje per me shume se 6 ore ne Erez, nderkohe qe disa te shtena armesh zjarri ishin qelluar ndaj makinave te tij ne forme paralajmeruese.

Gjithashtu, konsullata franceze raporton se edhe diten e premte Remy pati nje problem, pasi u pengua per 3 ore nga policia kufitare izraelite per te kaluar nje pike kontrolli ne Betlehem.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›