Incidenti Topalli - Boshtinaru ne Bruksel
BRUKSEL - Sjellja e politikes shqiptare eshte vene serish nen kritiken e Parlamentit Europian. Deklaratat e kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli per zevendeskryetarin e delegacionit per Ballkanin ne Parlamentin Europian duke thene se ky i fundit eshte nje racist
i korruptuar nuk eshte pritur shume mire ne seline e legjislativit europian. Ne diten e dyte
te konferences se organizuar per Ballkanin Viktor Boshtinaru kritikoi ashper qendrimin
e mbajtur nga kryeparlamentarja ne daten 24 shkurt ne nje seance plenare te Parlamentit
Shqiptar.
Ne momentin kur u ngrit ky shqetesim ishin te pranishem shume drejtues te institucioneve europiane si dhe drejtues te komisioneve parlamentare e deputete nga vendet anetare te Bashkimit Europian dhe Ballkanit. Mirepo nderkohe qe Boshtinaru kritikonte qendrimin e mbajtur nga zyrtarja e larte shqiptare kjo e fundit ka riperseritur qendrimin e saj dhe nuk eshte terhequr nga ajo cfare kishte deklaruar me pare.
Kerkesa e Boshtinarut
Qe ne fillim te seances se djeshme te zhvilluar ne Bruksel zevendeskryetari i
delegacionit per Ballkanin ne PE Viktor Boshtinaru ka vleresuar deklaratat e Topallit
si te pabazuar ne fakte dhe si te papranueshme. President i Parlamentit Europian
president i Komisionit Europian kryeministri Orban dua ta nis me nje pike te shkurter te
rregullores.
Sic e dini presidenti Buzek me 7 mars une ju kam informuar per nje deklarate
kunder personit tim kunder nje anetari te Parlamentit Europian dhe zevendeskryetarit
te Delegacionit per Ballkanin Perendimor nga Jozefina Topalli kryetare e Kuvendit te Shqiperise e cila ndodhet ketu sot - nisi fjalen e tij Boshtinaru. Sipas tij Topalli e akuzoi ate
me 24 shkurt ne Kuvendin e Shqiperise duke folur nga pozicioni i saj si kryetare Kuvendit
e duke e trajtuar si racist anti-shqiptar dhe i korruptuar.
Zyrtari i PE theksoi se ajo eshte shprehur se paska luftuar kunder regjimit te lire te vizave per Shqiperine. Deklarata e znj Topalli eshte e pabazuar ne fakte prandaj dhe eshte e rende dhe e papranueshme. Dhe nuk me ofendon vetem mua dhe dinjitetin tim por edhe institucionet vete Parlamentin Europian. Sic e dini zoti president konferenca e kryetareve e diskutoi thelle kete ceshtje rreth nje muaj me pare - shprehu shqetesimin zevendeskryetari i delegacionit per Ballkanin ne PE.
Krahas kritikes qe ai pati ndaj zyrtares shqiptare Boshtinaru nenvizoi se nuk kerkonte qe ta kthente temen ne nje debat por vetem ta theksonte kete gje ne takimin me nivel te rendesishem. Me sa duket europarlamentari nuk e priste kunderpergjigjen e Topallit por vetem nje kerkese falje sa per etikete.
Kembengulja e Topallit
Ndonese eshte kerkuar nga zyrtari i PE-se qe kjo ceshtje te mos kthehej ne nje
debat kryetarja e Kuvendit e Shqiperise nuk ka ngurruar te jape repliken e saj. Me gjithe
perpjekjet qe ka pasur nga kreu i Parlamentit Europian permes kanaleve diplomatike
dhe atyre jodiplomatike qe Topalli te rrezoje akuzat e saj kjo e fundit i ka perseritur ato
gjate konferences se zhvilluar dje ne Bruksel.
Madje ajo ka ironizuar kerkesen per te mos e kthyer temen ne debat duke thene se eshte plotesisht dakord me zotin Boshtinaru kur thote se jane krejtesisht te padobishme te gjitha ato qe tha ai Por ketu nuk kemi te bejme me nje incident Topalli-Boshtinaru. Por ka nje propozim te Boshtinarut per ti bllokuar shqiptaret pa asnje arsye qe te perfitojne nga levizja e lire per tju imponuar atyre serish Murin e Berlinit.
Dhe ne mes te 3.2 milione shqiptareve jam une Jozefina Topalli qe e konsiderova per te ardhur keq kete propozim anti-shqiptar racist te ulet dhe te motivuar nga interesa te uleta - perseriti akuzat Topalli. Ajo nenvizoi se nje propozim i tille alla aushesku eshte qartesisht i sponsorizuar nga qarqet anti-shqiptare. Sipas saj ky eshte realiteti dhe nese cdokush ofendohet nga realiteti atehere falsiteti nuk i perket as realitetit as 3.2 milione shqiptareve dhe aq me pak Jozefina Topallit.
Krahas replikes me zyrtarin e Parlamentit Europian kryetarja e Kuvendit te Shqiperise paraqiti reformat qe ka kryer qeveria shqiptare per tu anetaresuar ne NATO e nuk ka harruar te permende arritjet e vendit tone psh. rritjen e larte ekonomike dhe uljen e
borxhit nderkohe qe u ka dhene mesim vendeve te tjera per bashkejetesen e kater
komuniteteve fetare sic ndodh ne Shqiperi.
Kryetarja e Kuvendit mori pjese ne kete konference vetem diten e dyte ate te debateve me kreret e tre institucioneve me te rendesishme ne Bruksel nderkohe qe sipas burimeve nga zyra e presidentit Buzek takimi i parashikuar kete mengjes me kryetaren Topalli u anulua.
Letra e plote e Europarlamentarit rumun Viktor Boshtinaru drejtuar opinionit publik shqiptar
Te dashur miq shqiptare
Ju lutem me lejoni tju shpreh me pak fjale te cilat ne asnje menyre nuk synojne te jene nje pergjigje ndaj shpalljes se bere ne 24 shkurt ne Parlamentin e Shqiperise prej Kryetares se Parlamentit dhe qe cuditerisht u perseriten edhe sot. Une me se tepermi synoj te qartesoj rendesine qe per mua ka Shqiperia dhe se cilat jane parimet qe udheheqin aktivitetin
tim ne favor te vendit tuaj duke qene Anetar i Parlamentit Europian Zevendeskryetar i Delegacionit per Marredhenie me Vendet e Europes Juglindore si dhe Zevendeskryetar i Komitetit Parlamentar BE-Shqiperi per Stabilizimin dhe Asociimin.
Nje pergjigje nga ana ime ndaj sjelljes se qortueshme te Kryetares se Parlamentit Shqiptar do te vinte ne diskutim dinjitetin tim dhe kjo eshte arsyeja pse preferoj te ndjek nje qasje tjeter duke informuar opinionin publik per situaten reale dhe per ate cka po ndodh sot ne Shqiperi.
Gjithe cka une kam bere ne jeten time politike si ne Rumani ashtu edhe ne Parlamentin Europian eshte udhehequr gjithnje prej vlerave vlera si demokracia solidariteti dhe institucionet demokratike mirefunksionuese. Keto vlera e ideale me kane bere te ndihmoj
e te mbeshtes cdo vend qe aspiron te integrohet sic ka bere se fundmi dhe vendi im ne Bashkimin Europian. Une jam nje mik i vjeter i Shqiperise dhe kjo eshte arsyeja bashke me idealet qe sapo permenda sepse une kam luftuar jam duke luftuar dhe do te vazhdoj te luftoj per nje Shqiperi me te mire nje Shqiperi me demokratike e se shpejti shpresojme nje
Shqiperi europiane.
E nese kjo ndonjehere nenkupton qe duhet sulmuar apo duhet denuar ndonje sjellje politike natyrisht qe une nuk kam per te hezituar. Sepse qellimet e rendesishme nuk jane kurre te lehta per tu arritur dhe ndonjehere kur tregohesh i bute me shume demton se sa ndihmon. Une kurre skam hezituar per te denuar lideret rumune kur ata kane thyer parimet baze te demokracise apo kur kane dhunuar te drejtat themelore e po njesoj jam sjelle me udheheqes te vendeve te tjera kur ka qene rasti.
E perseris ne te njejten menyre jam sjelle me Shqiperine kur fillova te kuptoj qe gjerat po shkonon ne drejtim te gabuar. Por sigurisht qe une nuk mund te prisja nje sjellje e nje deklarate si ajo qe ka bere Kryetarja e Parlamentit Shqiptar Znj. Josefina Topalli ne seancen parlamentare te 24 shkurtit te cilen e ka perseritur edhe sot ne Parlamentin Europian gjate Takimit Nderparlamentar mbi Ballkanin Perendimor.
Te tilla deklarata e akuza pa baze do te ishin tronditese edhe sikur te vinin nga nje deputet. Kur vijne nga nje Kryetar Parlamenti i nje vendi qe aspiron te jete anetar i Bashkimit Europian keto deklarata jane thjesht te habitshme e te patolerueshme. Duket sikur menyra e sjelljes se ca politikaneve shqiptare ngjet me nje perpjekje per te diskredituar e per te anuluar gjithe ata njerez qe denoncojne gabimet e tyre. Qe ta themi me dy fjale perpjekje per te diskredituar gjithe ata qe i konsiderojne armiq politike.
Po nese kjo eshte menyra me te cilen punojne politikane si Josefina Topalli e te tjere anetare te Partise Demokratike te Shqiperise une duhet te sqaroj se nuk eshte ky rregulli qe zbatohet ne Parlamentin Europian dhe ne Bashkimin Europian. Ne fakt kjo eshte pikerisht ajo cka denohet e cka quhet e papranueshme ketu. Deshiroj tju tregoj te dashur miq shqiptare se brenda meje sot zhvillohet nje beteje e madhe. Nje beteje mes ndjenjave qe kam per Shqiperine per popullin shqiptar per kulturen tuaj per aspiratat tuaja europiane nga njera ane dhe te kuptuarit e situates aktuale nga ana tjeter.
Ne fakt eshte e veshtire te mbeshtesesh kete qeverisje kur shfaq te tille sjellje antidemokratike kur korrupsioni i nivelit te larte duket se eshte normalizuar kur nuk hezitojne te shtiene me arme mbi qytetaret te cilet do te duhej ti mbronin thjesht pse jane duke protestuar paqesisht. Shpresoj qe Shqiperia do te arrije te dale prej situates aktuale sa me shpejt e shpresoj te dale prej kesaj situate me e forte se me pare duke plotesuar gjithe kerkesat e nevojshme per te rinisur progresin drejt integrimit europian.
Nderkohe une do te vazhdoj pa hezituar qe te mbeshtes gjithe ata njerez qe perpiqen per te ardhmen e Shqiperise dhe do te luftoj te gjithe ata qe perpiqen te perziejne interesat e veta me ato te vendit tuaj.
do te mire Viktor Boshtinaru
Anetar i Parlamentit Europian
Zevendesdrejtor i Delegacionit per Europen Juglindore