E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti i Himars, opozita greke letr KE-s

Ndërkombëtarizohet nga deputetët e opozitës greke incidenti i Himarës, ku gjeti vdekjen shtetasi Aristotel Gume.

Kështu, deputetet e “Demokracisë së Re”, të udhëhequr Kumustakos i kanë dërguar një letër KE-së, ku dënohet ashpër sulmi, sipas tyre, ndaj minoritetit grek në Shqipëri si dhe kërkohet informacion nëse KE është vënë në dijeni për ngjarjen nga pala shqiptare.

Deputetët opozitarë grekë në letrën e tyre kërkojnë gjithashtu prej KE-së dërgimin e një note proteste në adresë të qeverisë shqiptare për të dënuar ngjarjen dhe që vrasja e Aristotel Gumes të përfshihet në raportin e KE-së për Shqipërinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›