E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti me flamurin, ministri grek kërkon ndjesë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Avramopulos i kërkon zyrtarisht ndjesë publike Shqipërisë për incidentin me flamurin shqiptar.

Ministri Avramopulos i telefonoi homologut të tij shqiptar duke i kërkuar personalisht ndjesë duke theksuar se ky incident nuk do të cenojë marrëdhëniet dypalëshe.

Ai e ka siguruar ministrin Panariti se vizita e tij në Greqi ka pasur një ndikim shumë të madh dhe pozitiv ndërsa ka kërkuar që biseda telefonike të bëhet zyrtare dhe të jetë ndjesë publike, raporton Ora News.

Ndërkohë ambasada e Greqisë në Tiranë pritet të paraqesë ndjesë zyrtare sot pranë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Flamuri shqiptar ishte me kokë poshtë, gjatë konferencës së djeshme për shtyp me dy ministrave të Jashtëm, atij shqiptar Edmond Panariti dhe atij grek Dimitris Avramopulos.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›