E Enjte, 5 Nëntor 2026

Incidenti në protestën e opozitës/ Reagon ambasada e SHBA: Të skandalizuar nga dhuna ndaj një parlamentari

Ambasada Amerikane ka reaguar pas incidenteve të shënuara në protestën e opozitës në Tiranë.

Një zedhënës i ambasadës amerikane tha se ishin të skandalizuar nga sulmi kundrejt një parlamentari në bulevard.

Përfqësuesi i ambasadës kërkoi që ngjarja në fjalë të hetohet deri në fund.

” U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj nje anëtari te parlamentit dhe presim qe autoritetet ta hetojne plotesisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirine e fjales ne perputhje me ligjin.” – u shpreh zyrtari për Vizion Plus.

Incidenti ndodhi në një kohë që në Tiranë po mbahet Samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›