Incidenti në veri, EULEX-i prangos të dyshuarin
MITROVICE - Policia e EULEX-it ndaloi shtetasin Hafiz Mehmeti, i cili dyshohet për të shtënat ndaj serbëve në “Kroin e Vitakut”, dy ditë më parë.
Sipas radios serbe “B92”, Mehmeti ishte roje e shtëpive të rindërtuara në “Kroin e Vitakut”.
EULEX-i është duke bashkëpunuar ngushtë më policinë e Kosovës për hetimin e incidentit në pjesën veriore të Mitrovicës, ku u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë.
Mbrëmjen e kaluar hetuesit e EULEX-it shkuan në vendin e krimit dhe në bashkëpunim me policinë e Kosovës filluan të intervistojnë dëshmitarët.
“Hetimi i përbashkët i EULEX-it dhe i policisë së Kosovës është ende duke vazhduar me mbledhjen e provave materiale si dhe deklaratave të dëshmitarëve”,- njoftoi misioni EULEX.
(er.nu/BalkanWeb)