E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Indi, 50 dyqane dhe restorante “gllabërohen” nga një zjarr masiv

Të paktën 50 dyqane dhe restorante janë kapluar nga një zjarr masiv në destinacionin e famshëm turistik Sonamarg.

Sipas autoriteteve, incidenti ka shkatërruar një zinxhir dyqanesh, restorantesh dhe hotelesh të vegjël në Sonamarg, ndërkohë mediat lokale raportojnë se dëmi është i madh për shkak të mungesës së një stacioni të shërbimit zjarrfikës në rajon.

Sipas mediave, zjarri filloi nga një hotel duke u përhapur më pas në dyqanet ngjitur.

Sonamarg është një stacion kodrinor që ndodhet në rrethin Ganderbal të Xhamu dhe Kashmirit, rreth 80 kilometra në verilindje të qytetit Srinagar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›