E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi, foshnja lind me 8 gjymtyrë

Një foshnje në Indi, që ka lindur me 8 gjymtyrë, po konsiderohet tashmë nga besimtarët si një Zot Hindu. Djali i vogël, të cilit ende nuk i është vënë një emër, ka lindur me 4 këmbë dhe 4 duar.

Sapo është mësuar ky lajm, besimtarët indianë janë dyndur në qytezën Dumri-Isri për të festuar ardhjen në jetë të bebes, pasi besojnë se është rimishërimi i Ganeshës.

Ganesha është një nga hyjnitë më të respektuara në Indi.

“Kur një shok më dërgoi fotografinë, mendova se ishte e modifikuar, por kur më konfirmoi se ishte origjinale, u nisa menjëherë për ta parë”, thotë një person, i cili ka udhëtuar 115 kilometra për të shikuar me sytë e tij foshnjen.

Redaksia Online

(Javanews.al)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›