E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi fundoset anija dhjetera viktima

Mbi 35 persona mbetën të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur, pasi një anije u përmbys në një lumë në veri-lindje të Indisë, lajmëruan burime policore pasditen e së hënës.

Anija ishte duke transportuar rreth 200 pasagjerë nëpërmjet lumit të Brahmaputrës, në shtetin e Asamit.

Sipas raportimeve në mediat vendase, bilanci paraprak është prej 35 të vdekurish, 75 të humburish dhe mbi 50 që arritën të mbijetonin duke notuar deri në breg.

Policia shtoi se aksidenti ndodhi në një zonë larg qëndrave të banuara në lum dhe si rrjedhojë edhe ndihma mbërriti me vonesë. Era e fortë dhe rreshjet e dendura besohet se u bënë shkak për këtë incident.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›