Indi, ish-kampionia e atletikës akuzohet se është mashkull
Pinki Pramanik është akuzuar nga bashkëjetuesja e saj. Mbrojtja: Më kërkoi lekë dhe nuk ja dhashë
Një 26-vjeçare indiane, ish-kampione në atletikë, akuzohet se është mashkull. Denoncimi ka ardhur nga bashkëjetuesja e saj, që pretendon se edhe është përdhunuar disa herë prej 26-vjeçares.
Pinki Pramanik, fituesja e medaljes së artë në garën 4X400m në Lojërat Aziatike, të vitit 2006, është ndaluar nga policia dhe rrezikon të dënohet nga gjykata penale. Por jo vetëm kaq, Pramanik rrezikon të humbasë të gjitha medaljet sportive, nëse vërtetohet se ajo është mashkull.
26-vjeçarja, e tërhequr nga garat që prej vitit 2007, është arrestuar nga policia e Kalkutës, pas denoncimit të ardhur nga shoqja e saj për dhunë seksuale të përsëritur. Ndërkohë ajo ka refuzuar të shkojë në spital për të verifikuar seksualitetin e saj.
Përse duhet ti nënshtrohem testeve qesharakë? Jam vizituar disa herë gjatë karrierës sime. Shoqja ime më ka ngritur kurth, sepse më kërkoi 30 mijë rupie dhe unë nuk ja dhashë,-ka deklaruar ish-kampionia indiane.
Pramanik, që sipas policisë ka bashkëjetuar me partneren e saj në Kalkutë për disa muaj, është në gjendje arresti. Nuk e dimë ende nëse është burrë, apo i është nënshtruar një transformimi hormonal në një periudhë të caktuar të jetës, pasi kjo ka ndodhur në mjaft raste, ka deklaruar sekretari i Federatës së Atletikës indiane, C.K. Valson.
Zakonisht kjo ndodh në rastet e një sindrome hormonale, e quajtur iperplazia surrenale (CAH), për shkak të së cilës disa persona gjenetikisht janë burra, por organet gjenitale i kanë femërore.
Një tjetër atlete indiane, Santhi Soundarajan, në vitin 2006 nuk arriti të kalojë testin e gjinisë dhe iu hoq medalja e argjentë, të fituar në garën e 800 metrave në Lojrat aziatike të Doha. Një rast tjetër është edhe ai i atletes sud-afrikane Caster Semenya, fituese e garës së 800 metrave në Botërorin e 2009, e cila u skualifikua për 11 muaj pas kryerjes së testit mbi seksualitetin e saj. Më pas, akuzat mbi Semenya u rrëzuan dhe ajo do të garojë në Lojërat Olimpike të Londrës.
15 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Indi, ish-kampionia e atletikës akuzohet se është mashkull burimi: Gazeta Shqip