E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi masa kunder rritjes se cmimeve

Autoritetet indiane lajmëruan gjatë ditës së sotme se do të ndërmarrin një seri masash që kanë si synim vënin në kontroll të tendencës së shtrenjtimit të ushqimeve.

Në një deklaratë të zyrës së Kryeministrit mësohej se sasia e import-eksportit do të rishikohej, ndërsa do të vendoset një tavan për shitjen e produkteve siç janë qepët.

Megjithatë, ekziston një dyshim serioz nëse masat do të jenë të mjaftueshme. Vetëm gjatë dhjetorit, indeksi i çmimeve të produkteve bazë regjistroi një rritje prej 8,43%, ndërsa perimet dhe qumështi shiten deri 20% më shtrenjtë se një muaj më parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›