E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi shperthim para Gjykates se Larte viktima


Shpërthimi i një bombe përpara ndërtesës së Gjykatës së Lartë në New Delhi të Indisë ka shkaktuar 9 të vdekur e ka plagosur gati 50 të tjerë, ndërsa ka mbjellë ndjenjën e frikës në kryeqytet.

Ministri vendas i Punëve të Brendshme foli për akt terrorist dhe tha se New Delhi është shënjestër e grupeve të terrorit.

"Bomba shpertheu perpara qendres se pritjes. Mendojme se ekplozivi ishte vendosur ne nje valixhe te vogel. Shume nga te lenduarit jane derguar ne spital. Nje pjese e tyre jane ne gjendje te rende, disa te tjere kane plage te lehta. Ne kete pike e kemi te pamundur te identifikojme pergjegjesit e sulmit, por shpresojme qe kjo te zbardhet gjate hetimit. Objektivi i terroristeve eshte e qarte se ka qene te shkaktojne frike e te destabilizojne vendin. Ne emer te te gjithe qeverise, i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjeve te viktimave", tha ministri i Brendshëm indian.

Kjo eshte hera e dyte ne tre muaj qe Gjykata e Larte behet shenjester e sulmeve te tilla. Policia ende nuk ka mundur te zbuloje autoret e shperthimit te 25 majit ne parkingun e godines. Shperthimi i sotem ndodhi rreth ores 10.15 me oren lokale, ne nje moment kur 200 persona ishin ne radhe perpara qendres se pritjes per te marre lejen e hyrjes ne gjykate. Atentati konsiderohet me i pergjakshmi prej te pakten tre vjetesh ne kryeqytetin indian. Me shume sesa New Delhi, ne fokusin e terroristeve ka qene pergjithesisht kryeqendra financiare e vendit, Mumbai, ku ne muajin korrik sulme gati te njekohesishme moren 26 jete njerezish. Edhe ne kete rast, agresoret ende nuk jane identifikuar.
 

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Arvizu: Përpjekje mbarëkombëtare kundër korrupsionit
Berisha: Lufta ndaj fenomenit, më e veshtira
Shqipëria zhgënjen, mundet 2-1 nga Luksemburgu
12 vjetori i Policisë së Kosovës
Aksident rrugor në Lushnjë, një i vdekur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›