E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi, të brendshmet që mbrojnë femrat nga përdhunimi

INDI - Pas valës së përdhunimeve që janë shtuar në Indi, zgjidhja vjen tani me të brendshmet, që mbrojnë vajzat nga çdo sulm. Tre studentë inxhinierire kanë shpikur një pajisje me anë të të cilës do të mund të ulen rastet e përdhunimeve.

Ata kanë shpikur një pajisje të vogël në formë çipi e cila lidhet tek reçipetat me një fuqi 3800 kilovolt. Eshtë menduar, që pikërisht në këtë zonë përdhunuesit nisin aktin e tyre të dhunshëm.

Në këtë mënyrë sapo dikush të afrohet aktivizohet sensori i ndjeshëm dhe me anë të moduleve GPS dhe GSM shkon menjëherë thirrja për ndihmë. Kjo do të ishte një formë e mirë pas rasteve të shumta, që kanë ndodhur në Indi ku përdhunimet ndaj grave e vajzave janë shtuar së tepërmi.

Kujtojmë këtu edhe rastin e vajzës e cila u përdhunua në autobus nga 5 djem derisa gjeti edhe vdekjen.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›