E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indoktrinimi historik i Kryeministrit

ALFRED ÇAKO

Ka disa ditë që në fund të emisionit Opinion, z. Berisha iu rikthye tezës së tij të drejtë për nevojën e rishkrimit të të vërtetave historike, sidomos gjatë periudhës së historisë njëshekullore të shtetit shqiptar. Është e vërtetë se historinë e derisotme zyrtare dhe tekstet mësimore i kanë hartuar në mënyrë sunduese autorë të indroktrinuar nga komunizmi. Edhe pse historia nuk është një shkencë ekzakte por interpretative, ai me të drejtë theksoi se historia ka ngelur në bunker. Kryeministri gjithashtu theksoi me të drejtë se E. Hoxha, një pjesë të intelektualëve i vrau, kurse një pjesë i ktheu në lajkatarë të partisë terroriste të PPSH. Te këta lajkatarë, natyrisht që bëjnë pjesë historianët e djeshëm dhe shumica e atyre të sotëm. Ajo që ra në sy në këtë pjesë të intervistës dhe që është thembra e Akilit të historisë, është gjykimi i z.Berisha ndaj forcave nacionaliste të organizuara te Balli Kombëtar (BK) dhe Legaliteti. Z.Berisha tha se nacionalistë të vërtetë ishin zogistët, ndërsa një pjesë e Ballit bashkëpunoi me pushtuesit. Pra nga konteksti dhe gjesti mospërfillës që Kryeministri manifestoi kur përmendi BK, del se ballistët nuk ishin nacionalistë të vërtetë!!! Ai theksoi se mbi Legalitetin u hodh një mal me shpifje për ta denigruar. Ndërsa mbi BK e familjet e ballistëve, sipas tij, del se janë shprehur vetëm brohorima e fjalë të mira dhe jo plumba, pranga e vite internimesh nga E.Hoxha. Kryeministri evokoi në fjalën e tij gjithë zinxhirin e aktivitetit të gjatë politik të Ahmet Zogut. Por ka edhe një çështje tjetër të rëndësishme historike që për 20 vjet ka refuzim për tu shqyrtuar. Nuk mbahet mend që të jetë folur ndonjëherë për dëshmorët që ranë heroikisht me armë në dorë në kohën e komunizmit apo për ata që janë etiketuar nga komunistët si diversantë. Çfarë mendon sot Kryeministri për ta? A kanë qenë ata heronj dhe Prometenj që donin të sillnin dritën por që ja u hëngri mëlçinë për gati 30 vjet PPSH? Apo ata janë ende armiq që janë mbështetur nga miqtë tanë të sotëm ndërkombëtarë? Po për komunistët që luftuan me yllin e Stalinit dhe që komandoheshin nga komunistët jugosllavë, përse nuk tha asnjë fjalë Kryeministri ynë? Apo dhe për ta vazhdon të jetë ende i indoktrinuar sipas historianëve lajkatarë dhe rruan mendimin se ata ishin me Aleatët? Në fakt, historia moderne e Shqipërisë ka tre momente kyçe ekzistenciale që ia vlen të rishikohen: Dy Konferencat e Londrës më 1913-n dhe 1915-n dhe Marrëveshjen e Jaltës më 1943-shin. Shqipërinë, pas Luftës së Parë, e shpëtuan nga verdikti i Marrëveshjes së fshehtë të Londrës patriotët shqiptarë të Kongresit të Lushnjës si dhe zbulimi i naftës më 1917, ndërsa pas Luftës së Dytë, grindja e Titos me Stalinin më 1947-48, ndërsa patriotët gjendeshin në varr, emigracion ose në radhën e pritjes së kasapit të thertores së kuqe. Dy likuidatorët respektivë të Traktatit të Fshehtë të Londrës dhe vendimeve të Jaltës nga pala shqiptare kanë qenë Esat Pasha me halldupët e vet musaqazimistë dhe Enver Hoxha me komunistët. Aleatët e kishin premtuar Shqipërinë njëherë si qofte në barkun e Italisë e Greqisë dhe njëherë si qofte në pjatën e Stalinit e Jugosllavisë.

* * *
Mund të themi se deklaratat e Kryeministrit mbi nacionalistët e vetëm legalistë dhe ajo që një pjesë e Ballit ka bashkëpunuar, ishin totalisht të indoktrinuara nga e shkuara, të manifestuar hera-herës. Nisur edhe nga e vërteta por edhe nga pragmatizmi i tij, nuk e dimë se përse ai doli kaq hapur kundër lëvizjes me kuintesencën më nacionaliste në historinë e kombit shqiptar duke e varur në litar një organizatë të cilës ja kishte dhënë një plumb historia e gënjeshtër e komunizmit për 50 vjet. Z.Berisha e kishte humbur njëherë shansin e kuptimit të misionit dhe madhështisë së Ballit, kur ai pati refuzuar si President i Republikës më 1996, për ti dhënë emrin Lumo Skëndo Bibliotekës Kombëtare. Nuk e dimë në se ky përkufizim aksiomatik për Legalitetin e A.Kupit ka lidhje me faktin e pamohueshëm se Legalistët (nacionalistët e vetëm) kanë qenë deri mbas Konferencës së Mukjes së bashku me komunistët në FNÇL në shërbim të E. Hoxhës. Dihet se Kupi ka milituar (sipas udhëzimeve të Mbretit) qysh para Konferencës së Pezës së bashku me Miladinin, Dushanin, Enverin dhe me kriminelë të tjerë në Shtabin e terroristëve të Pezës. Apo ky adhurim i Kryeministrit për nacionalistët e Legalitetit buron në mënyrë të pafalshme nga shkaqe krahinariste me Legalitetin? Nëse do të ishte fjala për një nacionalist pa damkë në Veri, si Muharrem Bajraktari, Kryeministri do të kishte më shumë të drejtë të shprehej ashtu. Sipas kësaj hullie po ecin disa analistë servilë të pushtetit, të cilët po u mëshojnë me shumë guxim disa tezave sipas të cilave nacionalistë paska pasur vetëm në gegëni (sidomos në pjesën katolike të popullsisë). Këta po shkëputin raste episodike nga libra të dyshimtë me kujtime, e po i fryjnë, ndoshta pa dashje, zjarrit të përçarjes krahinariste, kinse në Jug ka pasur vetëm komunistë dhe progrekë. Por dihet se E. Hoxha u mbështet, si çdo diktator, te pakicat etnike për të shtypur pjesën më të madhe të popullsisë. Na duhet ti pyesim këta analistë nëse Ali Kelmendi e Zef Mala me Grupin e Shkodrës që u dënuan nga gjykatat e Zogut si komunistë të rrezikshëm, mos ishin toskë? Në të vërtetë faktet tregojnë se, në përgjithësi, gegët (me përjashtim të luftëtarëve të Ballit në zonën e Shkodrës, Lezhës dhe Ballistët e Maqedonisë, të cilët si pjesëmarrës në batalionin Besnik Çano shkuan luftuan edhe kundër çetnikëve serbë në Kosovë) nuk kanë qenë të përfshirë në asnjë krah të luftës civile (që nisi në toskëri), në mënyrë aktive, deri në momentin e mësymjes së bandave terroriste komuniste në veri, në vjeshtë të 44. Prishja e strukturave shoqërore shekullore gege nga komunistët dhe mungesa e alternativave të ofruara ndaj tyre – veç bindjes ndaj komunistëve ose shfarosjes – e nisi konfliktin e përgjakur midis nacionalistëve të Veriut dhe komunistëve. Ka gjasa që respekti i Kryeministrit për legalistët të jetë imponuar nga miqtë anglezë të Mbretit. E pafalshme, në këtë mes, është baltosja e Ballit. Mbreti dhe Kupi nuk e kuptonin se Konferenca e Pezës dhe FNÇL u organizua sipas porosive programatike të Gj. Dimitrovit në Komintern, qysh më 1936-n. Madje edhe në Mukje, A.Kupi përfaqësonte palën e FNÇL dhe jo atë të nacionalistëve. A e di Kryeministri ynë se qëllimi i anglezëve që bashkonin Titon me Zogun në FNÇL të Pezës ishte vetëm luftimi i fashizmit dhe nazizmit dhe jo e ardhmja e shqiptarëve të bashkuar në një shtet të vetëm në kufijtë e 1913? Kështu, Kryeministri nuk po e ngre rrogozin e historisë që të shikojë mirë se çfarë ka poshtë saj. Me këto bindje të indoktrinuara ai po e le përsëri historinë në bunker. Gjithsesi – ndërsa e urojmë që ka ndëruar mendim me të drejtë e me vonesë për rolin e Zogut në periudhën 1913-1939 si dhe për martirët e vonuar legalistë të kombit – le të përpiqemi të japim një panoramë në makro duke e kundërshtuar Kryeministrin dhe miqtë e tij historianë, lajkatarë të E.Hoxhës në lidhje me organizatën e BK gjatë Luftës së Dytë. Gjithsesi, fakti tjetër më tragjik i këtyre dy forcave do të shkruhej në periudhën 1949-53, gjatë veprimeve të përbashkëta nën Komitetin Shqipëria e Lirë dhe operacionin BGFIEND të organizuar nga shërbimet sekrete të OPC/DDP & MI 6. Operacioni u dekonspirua i gjithi në detaje (vetëm nga Filbi?) dhe dukej se ata luftëtarë nacionalistë të cilët i kishin shpëtuar morsës së kuqe më 44, u risollën si kërmë për të kënaqur oreksin e Golemit gjigand të kuq mishngrënës.
* * *
Një forcë politike vlerësohet: a)për programin dhe qëllimet që ka; b)për simbolet që përdor; c) për përpjekjet që bën për ti realizuar ato dhe d) për udhëheqësit e saj. Ti shohim me radhë. Së pari, programi i Ballit ka thelbin e vet pë

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›