Indonezi 400 te humbur nga tsunami

Indonezia po perjeton pasojat pas tsunamit dhe shperthimit te vullkanit Merapi qe shkaktuan 150 te vdekur dhe 400 te humbur.
Presidenti Susilo Bambang Yudhoyono ka nderprere viziten e tij ne Vietnam per te ndjekur nga afer operacionet e shpetimit.
Ekipet po hasin veshtiresi ne ishujt e Oqeanit Indian te goditura nga lekundje me magnitude 7.7 qe me pas shkaktoi edhe tsunamin.
Nderkohe 2 mije kilometra me ne lindje ne qender te ishullit Java alarmi per shperthim tjeter te vullkanit Merapi eshte i larte. Mali i flakeve ka shkaktuar vdekjen e 28 personave dhe prej se henes 19 mije persona jane evakuuar nga zona e rrezikut. Megjithate rreth 1 milione vete kercenohen nga nje shperthim i mundshem i llaves.