Indonezi, avioni me 50 pasagjerë zhduket 5 minuta pas ngritjes nga aeroporti në Xhakarta

Një avion i kompanisë Sriwijaya Air në Indonezi ka humbur kontaktet me qendrën vetëm 5 minuta pas ngritjes në ajër.
Zëdhënësja e Ministrisë së Transportit të Indonezisë, Adita Irawati, njoftoi se është humbur kontakti me avionin e udhëtarëve me numër udhëtimi “SJ182” të kompanisë Sriwijaya Air.
Kompania ajrore bëri të ditur se kontakti me avionin u ndërpre rreth 5 minuta pas ngritjes. Ajo tha se kontakti i fundit ka qenë në ora 14.40 sipas kohës lokale.
Ndër të tjera, zëdhënësministrja ka thënë se janë kryer përgatitjet lidhur me operacionet e kërkim-shpëtimit dhe përcaktimin e koordinatave të avionit i cili u ngrit në fluturim nga kryeqyteti Xhakarta drejt qytetit Pontianak.
Për sa i përket numrit të udhëtarëve dhe ekuipazhit në avion ende nuk janë dhënë informacione të sakta por besohet se numri të jetë 50 persona. Në bord ka pasur edhe fëmijë.
Më 29 tetor të vitit 2018, avioni i tipit “Boeing 737 Max 8” me numër udhëtimi “JT610” i kompanisë ajrore Lion, u rrëzua në një det në Indonezi pak kohë pas ngritjes nga ishulli Sumatra i Xhakartës drejt qytetit Pangkal Pinang, ku si pasojë e aksidentit humbën jetën 189 persona.