Indonezi, fundoset varka, mbyten 9 persona

Nje tragjedi eshte regjistruar ne Indonezi, ku ne brigjet lindore te Sumatres 9 persona kane vdekur pasi varka prej druri me te cilen po lundronin eshte fundosur.
Sipas autoriteteve lokale, nga fundosja e varkes 33 persona te tjere jane shpetuar nga skuadrat e shpetimit, nderkohe qe 4 persona konsiderohen te humbur.
Operacionet e kerkimit do te vazhdojne gjate gjithe dites se sotme, nderkohe qe shkaqet e fundosjes se varkes jane ende te panjohura.