E Diel, 1 Nëntor 2026

Indonezi, pushkatohen atentatoret e 2002-shit

Avokati i tre te denuarve per sulmet me bomba ne Bali, ku humben jeten 200 persona njoftoi se klientet e tij u ekzekutuan.

Televizionet indoneziane njoftuan se Imam Samudra, Amrozi Nurhasjim dhe Ali Gufron dolen para skuadres se pushkatimit ne burgun e nje ishulli ku mbaheshin prej vitit 2002.

Te pakten njeri prej tyre, Amrozi, nuk shfaqi asnjehere pendese gjate gjykimit, madje per shkak te sjelljes se tij e mbiquajten “bombevenesi i qeshur”.

Te tre ishin shpallur fajtore per planifikimin dhe zbatimin e planit ne terren. Shumica prej te vrareve ne 12 tetor te vitit 2002 ishin turiste te huaj.

Perpara ekzekutimit, policia indoneziane perforcoi masat e sigurise ne ambasadat e huaja, depozitat e naftes dhe pikat turistike, per shkak te kercenimeve islamike.

Zyrtaret thone se ekzekutimi i tyre eshte teper i rendesishem pasi percon mesazhin se Indonezia nuk e toleron terrorizimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›