E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezi zbulohet avioni i zhdukur

Autoritetet indoneziane deklarojnë se një helikopter ka pikasur atë që mendohet të jetë avioni i rrëzuar rus, që u zhduk të mërkurën nga radarët e aviacionit.

Avioni tip “Sukhoi Superjet” u zhduk nga ekranet e radarëve 50 minuta pasi ishte ngritur në ajër nga Xhakarta, për një fluturim demonstrimi.

Autoritetet deklaruan se helikopteri kishte parë pjesë të avionit në anë të një shkëmbi, në afërsi të një vullkani të fjetur.

Rreth 50 persona thuhet se ndodheshin në bordin e mjetit fluturues dhe për fat të keq për ta nuk ka asnjë informacion, por skuadrat e shpëtimit po i afrohen zonës.

“Avioni u rrëzua në buzë të malit Salak. Kam folur personalisht me oficerin përgjegjës në terren, ai është gjetur rreth 1.5 kilometra nga vendi ku u pa për herë të fundit në radar”, ka deklaruar presidenti indonezian Susilo Bambang Yudhyono.

Kryetari i shtetit ka nënvizuar se një hetim i detajuar duhet të nisë menjëherë, ndërkohë që operacionet e kërkim-shpëtimit duhet të jenë prioritet.

Tetë pilotë rusë dhe teknikë, përfaqësues të linjës ajrore indoneziane dhe gazetarë ishin mes atyre që ndodheshin në avion.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›