E Shtunë, 31 Tetor 2026

Infermierët, Komisioni Parlamentar vendos të njohë diplomat e para viteve 90

Tiranë, 25 maj, NOA - Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë të njoh arsimimin e infermierëve që punojnë në sektorin publik shëndetësor.

Në një intervistë, Kryetari i Komisionit, deputeti i maxhorancës, Tritan Shehu thotë se pas dëgjimit të ankesave nga Urdhri i Infermierit ka vendosur që ministria e Shëndetësisë të njohë të gjitha nivelet e kurseve profesionale që kanë qenë të licencuara nga Ministria në periudhën para viteve 90.

Lidhur me deklaratën e ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili për plotësimin e arsimit të infermierëve përmes shkollave të larta publike e private apo kurseve që mund të kryhen në spitale, Kryetari i Komisionit Kuvendor e cilëson këtë shkelje të ligjit të arsimit të lartë.

Zoti Shehu, ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili u ka dhënë infermierëve që nuk kanë arsimin e lartë, një afat kohor prej 3 vitesh që të plotësojnë formimin e tyre. Ju si komision çmendim keni?

Në datat 19 dhe 20 maj ne kemi zhvilluar dy mbledhje radhazi për çështjen e kualifikimit të infermierëve.

Në adresë të komisionit kishin mbërritur disa ankesa për urdhrin e ministrisë së Shëndetësisë ndaj ne kërkuam një seancë dëgjimore me përfaqësues nga urdhri i Infermierit, ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë.

Problemi qëndron në atë që aktualisht në vendin tonë punojnë infermierë me forma edukimi të ndryshme, sipas periudhave të formimit të tyre profesional. Në sektorin publik shëndetësor janë të punësuar infermierë që kanë kryer studime të mesme dhe që aktualisht janë në prag të pensionit.

Ka infermierë që kanë kryer studime 1 ose 2 vjeçare pas shkollës së mesme, të realizuara në fillim të viteve 90 dhe të organizuara nga ministria e Shëndetësisë si dhe kemi infermierë që kanë përfunduar studimet e larta për këtë profesion. Në këto kushte, komisioni pasi dëgjoi mendimet e të ftuarve i ka sugjeruar ministrisë së Shëndetësisë që infermierëve të diplomuara me cikle të ndryshme në periudha të ndryshme kohore në përputhje me legjislacionin e atyre periudhave, të vazhdojnë tu njihen ato studime si të vlefshme.

Por ju e dini se shumë prej tyre kanë nevojë për kualifikime, si do të rritet niveli i tyre profesional?

Ne kemi tashmë një përvojë me mjekët, për edukimin e vazhdueshëm profesional. Mendojmë se ka ardhur koha që dhe për infermierët të procedohet në këtë mënyrë, që përmes trajnimeve të detyrueshme e krediteve të plotësohet formimi i tyre profesional. Por nuk mund të jemi dakord me urdhrin e Vasilit i cili kërkon arsimim shtesë, pasi të konvertosh diplomën e shkollës së mesme në atë të fakultetit me kohë të pjesshme studimi, apo të konvertosh diplomat e lëshuara nga kurset profesionale me diploma universitare përmes studimeve shtesë, është në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë.

b.a/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›