Infermieret konflikti mes brezave
Infermieret e reja mburren me arsimin e larte ndersa infermieret e vjetra me eksperiencen shumevjecare. Kritika per uniformen
Te rejat dhe te vjetrat. Ato me eksperience nder vite dhe ato te sapodala nga bankat e shkolles dhe aspak te praktikuara.
Ndersa disa i sheh me minifunde dhe ne maje te takave te tjera vrapojne me te sheshta dhe te veshura me pantallona. Kjo eshte panorama qe te ofrohet nga sherbimi infermieristik ne spitalet tona. Infermieret e brezave te vjeter te cilat mbyllen me eksperiencen e tyre perballe infermiereve te reja te cilat kane disa vite arsimim me shume se te vjetrat.
Po cilat jane problemet kryesore qe ndeshin infermieret gjate punes se tyre dhe cfare gjykimesh japin ato per brezat.
Gazeta ka intervistuar dy infermiere te brezave te ndryshem te cilat japin opinionet e tyre ne lidhje me detyrat qe kryejne ne sherbim te pacientit.
Blerina Cenameri ende nuk i ka mbushur te 30-at dhe eshte kryeinfermiere e sherbimit te Kirurgjise ne spitalin Onkologjik ne QSUT ndersa Kimete Kadesha eshte tek te 50-at dhe eshte kryeinfermiere ne sherbimin e Neurokirurgjise ne te njejtin spital. Asnjera nga ato nuk hedh poshte brezat e tjere por nga ana tjeter nuk lene pa permendur problemet qe ka ne teresi sherbimi infermieristik.
Duhet te dini se tashme infermieret nuk kane nje uniforme fikse. Ato duhet te gjejne vete bluzen e bardhe te gjatesive dhe permasave te ndryshme. Problemi eshte se tashme etika e te veshurit shpesh nuk respektohet nga infermieret sepse i sheh me dekoltera ne maje te takave dhe te veshura si mos me keq - pohon kryeinfermierja Kadesha.
Ndersa kryeinfermierja Blerina pohon se brezi i saj nuk ka bere praktika mesimore mjaftueshem para se te fillojne pune megjithate sipas saj tashme e rendesishme eshte se te gjitha infermieret e reja dalin me arsim te larte.
Ajo cka i bashkon te dyja infermieret e brezave te ndryshem ne nje mendim eshte fakti se te gjitha infermieret duhet ti nenshtrohen edukimit ne vazhdim dhe te mos mbeten vetem tek njohurite qe kane marre. Gjithashtu edhe fluksin e madh te infermiereve qe po dalin cdo dite nga bankat e shkolis ato nuk e shohin si fenomen pozitiv.
Blerina Cenameri Infermieret e reja jane me shkolle te larte
Ju punoni me kolege infermiere te moshave te reja por edhe me brezat e vjeter. Ku mendoni se eshte ndryshimi thelbesor sa i takon aspektit profesional mes brezave
Infermieret e vjetra kane eksperiencen ne pune dhe padyshim qe kjo eshte shume e rendesishme per profesionin tone.
Sigurisht qe edhe praktikat mesimore gjate kohes kur kane qene studente i kane pasur shume me te rregullta se brezi yne. Duhet te dini se infermieret e reja nuk i kane te mjaftueshme praktikat mesimore dhe nuk gjejne aspak hapesira gjate ketyre praktikave.
Studenteve duhet tu lihet hapesire ne manipulime te ndryshme me tej ti pranojne edhe ne reaminacion dhe ti ushtrojne ne pune. Megjithate puna eshte ajo qe do ti perfeksionoje infermieret dhe nese ke aftesi dhe vullnet asgje nuk te ndalon te jesh infermier i mire dhe ne sherbim te pacienteve.
Sa i takon etikes se veshjes se infermiereve cfare mendoni
Mendoj se te jesh e veshur bukur dhe te mbash veten eshte respekt jo vetem ndaj vetes por edhe ndaj pacientit. Kuptohet kjo nuk duhet tepruar me gjera te ekzagjeruara si minifunde thonj te gjate dekoltera dhe gjera te tjera qe nuk jane etike. Keshtu nuk te merr as pacienti seriozisht dhe humbet besimin.
Megjithate une mendoj se ka ardhur koha qe te kemi nje uniforme fikse sepse mungon nje bluze e bardhe qe te dalloje nga kategorite e tjera te punonjesve te shendetesise.
Tashme universitet po nxjerrin mijera infermiere cdo vit. shte normale kjo per kete profesion
Profesioni i infermierit futet tek profesionet e rregulluara ndaj shteti duhet te marre masa ne kete drejtim.
Kimete Kadesha Infermieret e vjetra kane eksperience
Ju punoni me kolege infermiere te moshave te reja por edhe me brezat e vjeter. Ku mendoni se eshte ndryshimi thelbesor sa i takon aspektit profesional mes brezave
Mendoj se te dy brezat kane rendesine e tyre. Sigurisht qe infermieret e vjetra kane eksperiencen e punes dhe kjo eshte shume e cmuar per ato por nga ana tjeter infermieret e reja kane vitet e arsimimit.
Ajo cka dua une te theksoj eshte fakti se te gjitha infermieret duhet ti nenshtrohen procesit te edukimit ne vazhdim dhe njohurite e tyre te mos mbeten vetem me ato njohuri qe kane marre ne bankat e shkolles. Te rinjve duhet tu jepet me shume hapesire por edhe infermieret e vjetra nuk duhet te kenaqen vetem me eksperiencen ne pune.
Sa i takon etikes se veshjes se infermiereve cfare mendoni
Ketu dua te jem disi e rrepte por eshte e domosdoshme. Ne sherbimin tim nuk lejoj asnje infermiere qe nuk zbaton kete etike. Fatkeqesisht ne sistemin shendetesor shikon infermiere me minifunde dekoltera me varese te gjata dhe me vethe te medhenj dhe aq me keq me thonj te gjate. Kjo nuk eshte aspak profesionale dhe etike. Mendoj se duhet te vendoset nje uniforme fikse qe te zbatohet nga te gjithe.
Tashme universitetet po nxjerrin mijera infermiere cdo vit. shte normale kjo per kete profesion
Infermieret tane kane filluar punen edhe jashte shtetit. Disa te tjere jane rregulluar ne klinika private por ka edhe nga ata qe kane mbetur pa pune. Mendoj se edhe kjo pjese duhet rregulluar.
Alarmi inflacion infermieresh te pakualifikuar
Inflacion infermieresh te pakualifikuar dhe mungese serioze e strukturave shendetesore per te zbatuar ligjin per profesionet e rregulluara.
Jane 25 fakultete qe diplomojne ne vit 3 mije infermiere kur ne rang vendi jane te punesuar 12 mije dhe ne vit dalin ne pension vetem 300. Ky eshte shqetesimi i ngritur nga presidenti i Urdhrit te Infermiereve te Shqiperise UISH Sabri Skenderi gjate nje takimi me strukturat e tij drejtuese i cili shpjegoi disa nga arsyet e renies se cilesise se infermiereve.
eshtja e arsimimit te kategorise se infermiereve eshte nga problematikat me akute qe paraqet nevojen e marrjes se masave per permiresime te menjehershme nga instancat perkatese thekson Sabri Skenderi i cili shpjegon se per ligjin e ri per Profesionet e rregulluara duhet te nise sa me pare nga puna zbatimi i tij konkret ne fushen e infermierise. shte fakt se tashme pergatitja e infermiereve te rinj eshte kthyer ne nje biznes.
Ku nuk po mendohet shume per pergatitjen e tyre kualitative sesa dhenien sa me pare te diplomave gje e cila rendon me pas ne perditshmerine e punes se ketyre profesionisteve te rinj gjate ushtrimit te profesionit te infermierit mamise apo fizioterapistit - pohon Sabri Skenderi duke shtuar se Ministria e Arsimit duhet te nderhyje menjehere per te ndaluar kete fenomen.
Turizmi ne Shqiperi pa program te detajuar
Shqiperia nuk ka ende nje program te detajuar per turizmin dhe kjo gje ndikon shume ne sherbimet qe ofrohen prej operatoreve turistike. Keshtu u shpreh dje rektori i Universitetit Evropian te Turizmit Salvatore Messina i cili shpjegoi se megjithese eshte rritur numri i turisteve ne vendin tone perseri ekzistojne negativitete ne lidhje me mirefunksionimin e turizmit te cilat duhet te rregullohen me kalimin e kohes e prandaj sipas tij paraqet rendesi pikerisht formimi dhe kualifikimi i specialisteve te rinj te turizmit ne vendin tone.
Por eshte fakt se 64 per qind e turisteve qe vijne ne Shqiperi jane nga Ballkani kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e pavaresisht ketij niveli te larte duhet thene se ata vijne vetem per pak muaj ne periudhen korrik-gusht - pohon Messina. Nderkohe ai pohon se vitin e kaluar organizuan nismen Shqiperia eshte Kulture ne te cilen u regjistruan 1750 te rinj.
Pipero MSH nuk ben prokurimin e barnave
Ministria e Shendetesise ka dhene shpjegime ne lidhje me akuzat per abuzime me tenderet e ilaceve dhe nderhyrje ne emerimet e personelit mjekesor. Drejtori i Politikave Shendetesore ne MSH Pellumb Pipero ka sqaruar se miratimi i listes se ketyre medikamenteve behet nga Keshilli i Ministrave dhe afishimi i saj eshte bere ne janar.
Ministria e Shendetesise nuk kryen asnje procedure blerjeje per as edhe nje ilac te vetem.
Te gjithe spitalet e Shqiperise per blerjen e barnave financimin e marrin nga Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor me te cilin cdo spital ka nenshkruar kontraten per financim - shpjegon Pipero duke shtuar se blerja e cdo medikamenti kryhet nga vete spitalet dhe procedura vleresohet nga Agjencia e Prokurimeve Publike APP.