E Shtunë, 31 Tetor 2026

Infermierja seksi e Gadafit në zi

Share

Ato i përkisnin Gadafit njësoj si truprojet femra, si çadra e tij beduine, të cilat i merrte kudo që shkonte. Bëhet fjalë për gjashtë infermieret ukrainase të diktatorit.

Tani Muamar Gadafi ka vdekur, gratë janë kthyer sërish në Ukrainë.

Por infermieret thonë se u vjen keq për diktatorin, të cilin e quanin papa. Ai u jepte nga një orë ari çdo vit si dhuratë.

Nuk e urrej dot, thotë Oksana Balinskaja, 25 vjeç. Na dha punë dhe na paguante mirë. Kemi ndjenja pozitive për të.

Jam e trishtuar, që në ditën e fundit askush nuk ishte me të. Ai ishte një hero.

Gadafi nuk udhëtonte pa infermieret e tij askund- mbi të gjitha nuk bënte pa shefen e skuadrës, Galina Kolotnizkaja, 38 vjeç, për të cilën në kabllogramet amerikane thuaj se Gadafi kishte një marrëdhënie romantike. Në kabllograme ajo cilësohet si infermierja gjoksplotë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›