E Martë, 3 Nëntor 2026

Inflacioni ulet në 3.4% gjatë janarit, çmimet e produkteve të shportës mund të pësojnë rritje

Gjatë muajit janar të këtij viti inflacioni ka pësuar një ulje duke prekur nivelin prej 3.4 përqind.

Sipas ekspertes së ekonomisë Antoneta Polo kjo vlerë është afër objektivit të duhur të Bankës së Shqipërisë.

“Banka e Shqipërisë ka marrë gjithmonë masa për të mbajtur vlerën e inflacionit  të qëndrueshme, në nivele të ulëta dhe për këtë ka rritur normën bazë të interest të saj”.

Kjo vlerë që inflacioni ka arritur tashmë konsiderohet e kënaqshme. Polo u shpreh se pavarësisht uljes së inflacionit problematike përsëri ngelen çmimet e produkteve për shportën e çdo konsumatori.

Çmimet e produkteve janë të qëndrueshme por edhe mund të ngrihen përsëri.

Ndërkaq ekspertja thekson se indeksi i çmimeve është larg objektivit të Bashkimit Europian.

“Efekti negativ qëndron kryesisht tek një rritje e ngadaltë e çmimeve. BE ka pasur një normë të çmimeve, që do të thotë që indeksi i çmimit është përsëri larg objektivit të BE-së”.

Banka e Shqipërisë po ndryshon parashikimet e saj dhe është në pritje që inflacioni të arrijë të kthehet në objektiv në fund të vitit 2024.

Gazetare Ledja Fili

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›