Informaliteti i pagave, Tatimet nisin kontrollin në 7 mijë subjekte

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se aksioni kundër informalitetit të pagave ka hyrë në fazën përfundimtare.
Sipas DPT-së, kontrolli do të nisë për 7 mijë tatimpagues të identifikuar me risk, të cilët nuk kanë reflektuar as pas njoftimit të dytë të Administratës Tatimore.
DPT ftoi bizneset të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre.
“Nëse deklarimi i pagave reale bëhet tani, duke korrigjuar deklaratën e muajit nëntor, subjektet e identifikuara me risk do të përjashtohen nga kontrolli tatimor”, bëri të ditur DPT.
/a.f/