Informaliteti, shqetësimi i tregut mediatik
Përmes një deklarate për shtyp, Unioni i Gazetarëve kërkoi që qeveria dhe parlamenti të rendisin në krye të punës së tyre, reformën kundër informalitetit në mediat shqiptare.
"Rreth 60 për qind e mediave të këtij tregu, gjatë 6 muajve të fundit u janë rikthyer mungesës së korrektesës për pagat mujore të gazetarëve, paga që vonojnë nga 10 ditë në 2 dhe 3 muaj", thuhet në këtë deklaratë.
Sipas të dhënave që disponon Unioni rezulton se "nga 24 gazeta të përditëshme, 16 prej tyre në mënyrë të përherëshme nuk respektojnë datat e dhënies së pagave të gazetarëve. Gjithashtu, pagesat për sigurimet e tyre shoqërore janë të padepozituara si kontribut pranë tatimeve dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Në këtë kuadër, Unioni i Gazetarëve shqiptarë i bën thirrje Inspektoriatit Shtetëror të Punës, autoritetit fiskal të Tatim Taksave dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore që të verifikojnë të gjitha rastet e informalitetit në tregun mediatik në Shqipëri.
Në përfundim, Unioni i Gazetarëve u bënë ofertë publike enteve rregullatore, shoqatave të tjera të gazetarëve dhe në veçanti gjithë komunitetit profesional të gazetarëve, që të hedhin hapin konkret për institucionalizimin e Urdhërit të Gazetarëve.