E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iniesta fituesi i mundshem i Topit te Arte

Nje burim ka thene per gazeten italiane se tre vendet e para do te jene per futbollistet e Barcelones. Snejder i perjashtuar.

lsquoLa Gazzetta dello Sport eshte e sigurte se Andres Iniesta mesfushori i Barcelones do te jete fituesi i Topit te Arte.

Sipas kesaj gazete lista e tre kandidateve qe do te publikoje neser Fifa do te jete e pushtuar nga lojtaret katalanas.

Xavi dhe Messi do te plotesojne podiumin ndersa Wesley Snejder mesfushori i Interit i cili konsiderohej kandidat per fitimin e ketij trofeu prestigjoz nuk do te jete as ne treshen finale.

Te henen FIFA do te publikoje listen me emrat e tre kandidateve per trofeun Topi i Arte FIFA dhe me 10 janar do te perzgjidhet fituesi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›