Inside Out - Vepra te studenteve te huaj te arteve ne Gjermani

Ne shkollat e larta te muzikes dhe artit cdo i katerti student eshte i huaj shumica vijne nga Koreja e Jugut Kina dhe Japonia. Shume prej tyre kane perfunduar studimet ne vendin e tyre dhe jane mjaft te afte ne degen e tyre. Per kete arsye fondacioni Friedrich Ebert i ka dhene mundesi kater prejt tyre te ekspozojne punimet ne nje ekspozite.
Holli i fondacionit Friedrich Ebert ne Bon. Dysheme ngjyre e celet mure te larta dhe ne tavan kepuce femrash. Si rregull ne fondacionin e afert me partine socialdmeokrate takohen ata qe jane te interesuar per politiken. Por aktualisht ne hollin hyres varen me qindra kepuce. Blu dhe bezhe. Kutite e kartonit me te cilat u transportuan jane te shperndara gjithkund. Ato bejne pjese ne instalacionin e studentit te deges se artit Than Long. Megjithate politika nuk eshte larg. Beate Eckstein organizoi per fondacionin ekspoziten me teme Inside out- te kerkosh identitetin - te gjesh vendlindjen.
Instalacionet Te ecesh per paqen apo Kepuce per njerez pa kembe. Keto jane instalacione nga kutite e kepuceve qe jane prodhuar ne Vietnam pastaj jane transportura ne SHBA dhe me pas kur nuk ishin me ne mode ato i jane dhuruar Than Longut. Ai punon me kepucet si elemente arti i shet dhe mbledh para gjeneraten e trete te viktimave Agent Orange- keshtu quhet nje nga kimikatet teper helmuese te eliminimit te pemeve te perdorur nga amerikanet ne luften e Vietnamit. Ende sot vietnamezet dhe veteranet amerikane te luftes vuajne pasojat e kesaj lende kimike. Madje edhe femijet e niperit e tyre semuren na kanceri apo lindin me handikape te renda.
Gjermano-vietnamezi Than Long me instalacionin e tij me kepuce ballafaqohet me origjinen e tij. Ai studion grafike dhe shtypshkronje ne Laipcig dhe eshte nje nga bursistet e fondacionit Friedrich Ebert.
Nivel i larte artistik
Organizatorja Eckstein thote Ne fillimisht pame qe tek studentet e mbeshtetur me burse te kishte nje numer te madh te atyre qe studiojne art apo muzike. Dhe vume re se keta bursiste kane nje nivel te larte artistik pasi ata kane studiuar ne vendet e tyre dhe nuk jane ne fillim te karrieres se tyre.
Niveli i larte i artisteve te rinj dhe numri i madh i studenteve te huaj me burse ne Gjermani qe studiojne art dhe muzike ishin shkak per ekspoziten nderkombetare ne Bon.
Pikerisht ai qe le vendin e tij si kater bursiset e fondacionit Friedrich Ebert dhe qendron per nje kohe te gjate ne vend te huaj pyet veten Nga vij ku i kam rrenjet Si perceptohet ne nje vend tjeter vendi im Me keto pyetje merren artistet e rinj ne kete ekspozite.
Carolina Kot nga Argjentina ka perfunduar studimet ne shkollen e mediave ne Keln.
Diku brenda meje ende kam ndjesine se Argjentina apo Buenos Airos eshte vendlindja ime aty jam rritur. Por ndjenja ime per vendlindjen eshte zgjeruar. Tani mendoj se vendlindja eshte aty ku ndodhesh per momentin.
Botekuptimi i saj per vendlindjen dhe identitetin eshte ndikuar edhe nga fakti qe ne vendlindjen e saj ajo ka qene ne nje kopsht dhe shkolle gjermane.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Piktori nga Laipcigu Neo Rauch.Imazh pozitiv i Gjermanise si vend studimesh
Ndersa Than Long ka jetuar ne Gjermani qe femije nje kohe te gjate. Per studime ai erdhi serish ne Gjermani vendlindja e tij e dyte. Nje vendim i marre me vetedije thote ai. Ai sqaron se cfare e ben te vecante Gjermanine si vend per te studiuar
Gjermania ka nje pozicion shume te rendesishem ne teresine e shkollave te larta te artit artit pamor dhe muzikes.
Dhe nga vjen ky imazh kaq pozitiv sipas tij
Ne fund te fundit permes personaliteteve te artit qe kane dhene kontributin e tyre ne art pas Luftes se Dyte Boterore si Joseph Boeys Immendorf ne Dyseldorf apo te tjere per shembull ketu ku jam une ne Laipcig Neo Rauch.
Si Than Long shume studente te huaj e vleresojne Gjermanine si vend studimesh per degen e muzikes dhe artit. Rreth 28 studente te huaj vijne ne Republiken Federale per te studiuar keto dege.
Por Than Long di edhe nje arsye tjeter pse duhet te vijne studentet e huaj te studiojne ne Gjermani
Sepse artistet ketu kane lirine per te shprehur mendimin e tyre te paraqesin ne art idete e tyre. Kjo do te thote projektet e shumellojshme qe kane edhe impakt politik. Ne kete kuptim arti ka shume te beje me politiken. Kjo eshte ne Gjermani e mundur ne dallim nga vende te tjera.
Autor Franziska Schmidt / Lindita Arapi
Redaktoi Eliana Xhani