E Diel, 1 Nëntor 2026

Inspektorët dhe Policia në terren, gjobiten shoferët që bllokojnë trotuaret

Drejtoria për Inspekcion ka njoftuar se inspektorët kujdestarë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke zhvilluar kontrolle në terren për mbikëqyrjen e hapësirave publike dhe ndëshkimin e shkelësve.

Sipas njoftimit, kontrollet kanë për qëllim parandalimin e uzurpimit të hapësirave publike dhe lirimin e trotuareve nga automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt.


Drejtoria u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe të mos pengojnë lëvizjen e këmbësorëve.

“Trotuari është për këmbësorë, jo për vetura!”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Inspekcion. /Telegrafi/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›